Futboll La Liga Sport

MESSI SHOW/ “PLESHTI” dhe “Cou” i dhurojnë 3 pikët e para Barçës në kampionat

Barcelona e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri të La Liga-s. Messi me shokë kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe fitorja 3-0 e vendasve duhet të kishte qenë më e thellë

Momenti i parë i rrezikshëm ka ardhur në minutën e 38-të, kur Leo Messi ka goditur traversën me një goditje dënimi. Një minutë më vonë ka qenë Ousmane Dembele që ka shpërdoruar një rast të pastër, duke dërguar topin në duart e portierit.

Humbja e rasteve të vendasve ka vazhduar në pjesën e dytë, teksa Jordi Alba është ndalur nga një pritje e bukur e portierit Pacheco. Rezultati është zhbllokuar në minutën e 64-t, kur Leo Messi ka mashtruar murin mbrojtës dhe portierin me një ekzekutim të zgjuar të goditjes së dënimit.

Kur të gjithë prisnin që argjentinasi të kërkonte trekëndëshin e radhës, ai e ka dërguar topin poshtë murit mbrojtës, duke lënë të palëvizur edhe Pacheco-n, i cili nuk mund të bënte dot asgjë për të ndalur topin që të shkonte në rrjetë.

Magjia e numrit 10-të të Barçës është pasuar nga goli i Philippe Coutinho, i aktivizuar në pjesën e dytë, që ka mbyllur ndeshjen në minutën e 84-t, me Leo-n që ka rrumbullakosur fitoren në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kështu, skuadra e Ernesto Valverde ka marrë tri pikët e para të sezonit 2018/19 të La Liga-s dhe për ta nisur me këmbën e duhur mbrojtjen e titullit.

Related posts

ITALIA NË KAOS/ Mancini: E pamundur të rindërtosh një ekip kombëtar në 5 ndeshje

Isa.Autor

SKEMË DHE SUPERGOL/ Trajneri i “TËRBUAR” nuk përmbahet, shikoni çfarë i bën lojtarit (VIDEO)

Isa.Autor

NDESHJE NË FUSHË ME BORË/ Ja pse duhej të shtyhej takimi Skënderbeu-Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment