Futboll

HAZARD NJË HAP LARG “BERNABEUT”/ Perez afron marrëveshjen me yllin e Chelseat, ja shifra faraonike

Rrugët e Eden Hazard dhe Real Madridit janë të destinuara të kryqëzohen. Madje, çdo ditë e më pak ka “kthesa” në këtë rrugë, për të arritur në pikën e takimit. Kështu bën me dije sot spanjollja “AS”. Sipas saj, tri nga katër palët (lojtari, klubi i bardhë dhe Zidane) pajtohen plotësisht për operacionin e pritshëm në verë.

Ende mbetet për të bindur palën e katërt të përfshirë në bisedime, Chelsea, por marrëveshja po afron. Bisedimet mes dy klubeve janë intensifikuar. Skenari është i tillë: Blutë nuk duan ta humbasin si lojtar të lirë belgun, kur t’i mbarojë kontrata, por as ta shesin me çmim dosido.

Për yllin e tyre, londinezët kanë vendosur çmimin prej 100 milionë stërlina (116 milionë euro). Ndërkohë, Real Madridi e vlerëson lojtarin me 80, ose 90 milionë euro, jo për vlerat e tij, por për shkak se i përfundon kontrata në “Stamford Bridge” në vitin 2020. Gjithsesi, në klubin e bardhë janë optimistë për arritjen e një pike të përbashkët midis të dy propozimeve.

Kjo “tërheqje litari” është e ngjashme me atë që ndodhi me Courtois, një vit më parë. Chelsea e dinte disa muaj para hapjes së merkatos së verës se e ardhmja e portierit belg ishte në Madrid, por zgjati marrëveshjen derisa gjeti zëvendësuesin (Kepa). Në këtë rast, blutë e Londrës e kanë tashmë një rezervë të “10” së tyre (Pulisic), kështu që negocimi nuk do të zgjasë sa për portierin.

Related posts

“DHIMBJA ËSHTË MIKU IM, LOTOJA DHE VUAJA PËR ËNDRRAT”/ Poezia e talentit të Skënderbeut para se të ndërronte jetë

Delo.autor

KËRKOHET NGA JUVENTUS/ Ekipi i Premier League futet në garë për mesfushorin e Serisë A…

Delo.autor

REKORD UNIK NË CHAMPIONS/ Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori, 5 trajnerë italianë…

F.autor

Leave a Comment