Futboll Sport

Milan nis spastrimet, ja 3 lojtarë janë me valixhet gati

Pas afrimit të disa lojtarëve ka ardhur koha e largimeve te skuadra e Milanit, pasi përbërja e grupit është e madhe dhe jot ë gjithë do të kenë mundësi të zbresin në fushë sezonin e ardhshëm 2018-2019. Për këtë arsye, Leonardo e Maldini kanë nisur nga puna për të sistemuar disa nga lojtarët që sipas trajnerit Gennaro Gattuso nuk janë pjesë e projektit të tij për të ardhmen.

I pari është ish-kapiteni Ricardo Montolivo, që nuk ka më hapësirat e dikrushme dhe së bashku me Bertulacci dhe Zapata, do të lënë skuadrën gjatë kësaj jave. Të tri këta lojtarë nuk janë grumbulluar për miqësoren ndaj Real Madrid, ndaj ata do të largohen nga Milani gjatë javës së ardhshme, e fundit e merkatos së verës. Ende nuk dihet destinacioni i tyre, pasi janë ende në bisedime.

Related posts

Gjimshiti, ai që ndaloi CR7: Kam rinovuar me Atalantën deri në vitin 2022

Delo.autor

PRAG CHAMPIONS/ Sfida për lavdinë, Real e City “përplasen” në Bernabeu, Juve para testit PSV

F.autor

Fillon numërimi mbrapsht, ja kur MBYLLET MERKATO në ligat kryesore të Europës

Isa.Autor

Leave a Comment