Futboll Sport

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Milani duhet të zgjidh çështjen “Fassone”…

Të shtunën, më 21 korrik, në orën 9:30, aksionarët e AC Milan do të vendosin të largojnë katër anëtarët kinezë të bordit drejtues të klubit në Via Aldo Rossi, për ti zëvendësuar ata me njerëz të besueshëm të fondit Elliott Management Corporation dhe për të emëruar presidentin e ri të kompanisë kuqezi, që me shumë mundësi do të jetë Paolo Scaroni.

Në atë pikë, zyrtarisht, fondi Elliott do të ketë kontroll të plotë mbi fatin e Milan dhe në atë datë, ka shumë të ngjarë, siç ka raportuar “Corriere dello Sport – Stadium”, do të jetë më i qartë edhe fati i drejtuesit ekzekutiv të ekipit , Marco Fassone. Është vendosur që të qëndrojë, të paktën për momentin, më shumë se çdo gjë tjetër për të përfunduar punën e nisur me merkaton e verës. Por, siç theksohet nga gazeta romane, ekziston një tjetër çështje për tu zgjidhur.

Fassone, në fakt, ka vetë-rinovuar kontratën për pesë sezonet e tjera, ku në këtë mënyrë është ‘’blinduar’’ në Milano. Këtë gjë, megjithatë, nuk e ka bërë Massimiliano Mirabelli dhe për këtë, mes të dyve, kohët e fundit kanë pasur fërkime. Elliott ka ndërmend ta largojë Fassonen sapo të përfundojë ‘merkato e verës’ dhe, nëse këto ‘thashetheme’ janë të vërteta, do të shkaktonte një problem të madh. Sipas thashethemeve të fundit, ai që mund të zëvendësojnë Fassonen në Milano, është pikërisht një njohje e vjetër, braziliani Leonardo.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja telefonata që ka bërë Koeman pas humbjes së turpshme

Delo.autor

Prapaskena e merkatos/ Juventusi ka shitur Higuainin dhe pret Kavanin

Sadik.Autor

Kukësi-Partizani/ Formacionet: Cungu bën 3 ndryshime, Gega ul Hebajn në stol

Isa.Autor

Leave a Comment