Futboll Seria A Sport

Milani i papërmbajtshëm/ Leonardo hidhet në “sulm” për Milinkovic-Savic

Edhe pas ardhjes së Caldara dhe Higuain, merkatoja e Milanit nuk ndalet. Kuqezinjtë, përmes drejtorit të përgjithshëm të zonës teknike, Leonardo, në të vërtetë po e ndjekin goditjen e madhe për në mesfushë.

Sipas një raporti të sotëm në “La Stampa”, ekzekutivi braziliani është i gatshëm për të bërë një “sulm” të papritur për Sergej Milinkoviç-Savic, duke i paraqitur një ofertë huazimi Lazios, me të drejtën e blerjes përfundimtare të yllit serb.

Propozimi i kuqezinjve do të sigurojë 40 milionë euro për huazimin e vështirë (ose 20 milionë, plus Bonaventura), me të drejtën për ta shpenguar kartonin e lojtarit mbas një viti, me 80 milionë euro. Formula do t’i lejonte kuqezinjtë të anashkalonin kufizimet e “fair play financiar”, duke e shtyrë pjesën më të madhe të shpenzimeve në sezonin e ardhshëm.

Nuk ka dyshime se nuk do të jetë e lehtë për “Djallin”, që ta bindë presidentin e Lazios, Claudio Lotito, i cili për serbin kërkon një shifër prej rreth 120 milionë eurosh. Megjithatë, sipas gazetës sportive të Torinos, Leonardo është i gatshëm të provojë deri në fund.

Nëse marrëveshja nuk do të realizohej, atëherë do të kishte një alternativë, si Mateo Kovacic, kroatin e Real Madridit, për të cilin do të ishte një rikthim në Milano, kësaj here në anën tjetër të qytetit, te ”kushërinjtë” e Interit.

Juventusi, nga ana tjetër, mbetet në dritare dhe shikon situatën; gati për t’iu kundërvënë kuqezinjve për zbulimin e bujshëm e tepër të kushtueshëm të Igli Tares si drejtor sportiv i bardhekaltërve kryeqytetas.

Ndërkohë, trajneri Gattuso, duke folur për merkaton e skuadrës që drejton, ka nënvizuar: “Merkato mbyllet më datën 17 gusht dhe mendoj se për momentin jemi 90% të kompletuar, madje në disa sektorë jemi shumë mirë. Të shohim se çdo të ndodhë deri në fund. Në mesfushë mund të sjellim edhe ndonjë lojtar tjetër. Kush do të veshë fanellën e Milanit duhet të kuptojë se ne synojmë për të fituar dhe arritur objektiva të mëdha”.

Related posts

Pas refuzimit të Barcelonës, Interi rrit ofertën për Rafinhan

Q.Autor

“PO SARRIN DO TA SHKARKOJNË?!” Conte padit gazetën pas lajmit të bujshëm dhe premton

Delo.autor

Ja si Guardiola ua shpjegon lojtarëve diferencën mes Realit, Barçës dhe Man City (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment