Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenal mposht me përmbysje Benfica-n dhe kualifikohet në fazën tjetër

Arsenal-i ka marrë një fitore dramatike 3-2 kundër Benfica-s në  ndeshjen e kthimit të 1/16-ave të Europa League.

Topçinjtë kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at falë një goli të Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 87-të. Dy gola për ish-sulmuesin e Milan-it dhe dy asiste për talentin Saka.

Ka qenë pikërisht një kombinim magjik i dyshes së mësipërme që ka zhbllokuar takimin në minutën e 21-të.

Portugezët kanë barazuar në të 43-ën me një super goditje dënimi të Goncalves dhe kanë përmbysur rezultatin në të 61-ën me Silav-n, pas një gafe të Ceballos.

Skuadra e Arteta-s është kundërpërgjigjur në të 67-ën me Tierney, para se kombinimi i radhës Saka-Auba t’i dhuronte kualifikimin me rezultatin e  përgjitshëm 4-3.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME FIORENTINËN/ Ja si vlerësohet nga media italiane Dermaku

Delo.autor

GIRONA- REAL/ Formacionet: Modric dhe Courtois e nisin përsëri nga stoli (FOTO)

Isa.Autor

SHIFRA ASTRONOMIKË/ Ibrahimovic drejt “klubit 500” dhe dhjetë më të mirëve ndonjëherë

Delo.autor

Leave a Comment