Futboll Seria A Sport

MILANI “pa frena” në merkato, gati 120 milionë euro për SUPERYLLIN e Serisë A

Milani nuk përmbahet në merkato. Pas sigurimit të dyshes së Juventusit Higuain-Caldara, kuqezinjtë kërkojnë një “as” për organizimin e mesfushës. Dhe njëri prej alternativave më bindëse është talenti serb i Lazios Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori i kompletuar kërkohet me insistim nga klubet më të fuqishme të botës si: Manchester United, Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Juventus dhe ka një çmim të frikshëm plot 120 milionë €.

Megjithatë drejtori i ri sportiv Leonardo ka në plan të sjellë 23-vjeçarin në rrugë dytësore. Ai premton të ofrojë mesfushorin Bonaventura plus 20 milionë € për të marrë në formë huaje Savicin me të drejtë blerje në fund të sezonit 80 milionë €. Opsioni i zgjedhur nuk thyen rregullat e Fair Playt Financiar duke i ofruar “Djajve të Kuq” një zgjidhje optimale.

Lazio refuzoi para pak kohësh 100 milionë € nga Manchester United, por ditët e fundit flitet se bardhekaltërit duan të mos e japin Savicin pasi preferojnë të kenë një ekip të fortë duke parë dhe ecurinë premtuese të sezonit të kaluar.

Related posts

BILANCI/ Dominon Interi, mbetet jashtë Ibrahimovic. Ja top-formacioni i fazës së parë në Serie A…

Delo.autor

Drejtori sportiv i Man City: S’kemi shanse ta blejmë Messin

Q.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Tirana. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment