Futboll Seria A Sport

MILANI shet mesfushorin e talentuar te Sasuolo, por klauzola e lejon që…

Milani ka rënë dakord që të shesë mesfushorin e talentuar, Manuel Lokateli, tek ekipi i Sasuolos. Negociatat vazhdonin prej kohësh, dhe tashmë duket se kanë marrë një zgjidhje. Siç raporton Sky Italia, është rënë dakord që transferimi të bëhet për shumën e 12 milionë eurove, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh.

Gjithsesi, në kontratën e shitjes ekziston një klauzolë, e cila lejon Milanin ta riblejë Lokatelin në të ardhmen. Mesfushori nuk është nisur për në Madrid, për trofeun “Bernabeu” që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Realit, dhe ditën e hënë pritet që të kryejë edhe vizitat mjekësore te klubi i tij i ri.

Related posts

SURPRIZA E DITËS/ POGBA e ka zgjedhur numrin e fanellës tek klubi i madh spanjoll

Isa.Autor

Tekniku italian ishte pranë Realit/ Zbuloni kush e ndaloi këtë lëvizje

Sadik.Autor

ROMA DHE TOTTENHAM SHQFAQIN INTERES/ Hysaj vendos për të ardhmen…

Delo.autor

Leave a Comment