Futboll Seria A Sport

ROMA DHE TOTTENHAM SHQFAQIN INTERES/ Hysaj vendos për të ardhmen…

Roma dhe Tottenham kanë shfaqur interesim për mbrojtësin shqiptarë Elseid Hysaj. Por mesa duket, asnjëra nga këto skuadra nuk është në preferencat e Hysajt dhe shkodrani po pranon një sfidë të madhe.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” mbrojtësi po mendon që ta vazhdojë karrierën edhe për një sezon tjetër tek skuadra napoletane, pasi aty do të kishte mundësinë që të luante në Champions League.

Natyrisht, një vendim i tillë do të ishte jo pak i vështirë për të dyja palët, pasi pak kohë më parë ishte Hysaj ai që u shpreh se koha e tij te Napoli ka përfunduar.

Nëse Hysaj vendos përfundimisht të qëndrojë, ai duhet të fitojë balotazhin për mbrojtjen duke qenë se në pozicionin e tij luan Malkuit dhe së fundmi është afruar edhe Di Lorenzo nga Empoli. Vështirësitë për aktivizimin e Hysajt janë shtuar megjithatë, ai është i bindur se mund t’ia dalë.

Related posts

TURQIA RREZIKON PËRJASHTIMIN/ Ja skenari që e çon Shqipërinë në Europian

Delo.autor

“Na shënuan 4 gola nga 3 goditje në portë”. Ylli i Kroacisë s’e beson humbjen

Isa.Autor

JUVENTUS FITON GARËN ME “ZIKALTËRIT”/ Gati të mbyllë operacionin për yllin e Premier League

Delo.autor

Leave a Comment