Futboll Sport

MINJ QË KUSHTOJNË 1 EURO/ Tifozët e Atletico përgatisin hakmarrjen ndaj Courtois

Tifozët e Atletico Madrid nuk kanë qenë aspak të kënaqur me transferimin e Thibaut Courtois te Real Madrid. Ata, në fakt, i kanë kujtuar atij atë që ka ndodhur në 2013-ën, kur portieri belg ftoi tifozët e Real Madrid “të shkojnë në të sëmës” pas fitores së Kupës së Mbretit me Atletico Madrid.

Gjithashtu, 26-vjeçari ka edhe një pllakë jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, bashkë me lojtarët e tjerë që kanë luajtur 100 ndeshje me klubin.

Një përdorues i Twitter ka bërë shaka duke thënë se ajo pllakë nuk do të qëndrojë e pastër edhe për shumë kohë. Transferimi i tij te Real ka qenë i papranueshëm për ish-tifozët e tij, të cilët kanë gati një plan kur ai të vizitojë “Wanda Metropolitano” me “Los Blancos”.

Në fakt, në Twitter ka filluar një nismë që i fton tifozët të blejnë minj lodër te Ikea, për vetëm 1 euro, për t’ia hedhur Courtois gjatë ndeshjes.

Related posts

PREZANTOHET TEK MILAN/ Sandro Tonali: I mbylla derën “Zikaltërve”. Kam lindur kuqezi, Ibra lider i madh

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Benevento në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

JUVENTUS VUAN NË MESFUSHË/ Dështimi gjerman i radhës largohet në janar, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment