Champions League Futboll Sport

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabak shënon edhe golin e tretë ndaj Kukësit

Kukësi luan sfidën e kthimit ndaj Karabakut, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Ndeshja e parë, ka përfunduar në një rezultat të bardhë, 0-0 në Loro Boriçi, dhe tashmë gjithçka mbetet e hapur të vendoset në Azerbaixhan.

Ekipi i Cungut do të tentojë mrekullinë, pasi çdo fitore apo barazim me gola, i kualifikon për më tej në turin e tretë. Verilindorët do të kenë përballë edhe Ansi Agollin, mbrojtësin e Kombëtares i ciki prej vitesh aktivizohet me Karabakun në Azerbaixhan.

Karabak-Kukësi 2-0 (0-0)

88′ Karabak shënon golin e tretë me Debelte.

76′ Qarabak humbë mundësinë e artë për të shënuar golin e tretë me Madatov

70’ Kundërsulm i shpejtë i Karabakut, nga hyrja e zonës është Medatov që provon, por Frashëri bllokon gjithçka.

66’ Largohet edhe Emegara te Karabaku, futet Medatov.

65′ Zubir provon nga distanca, por Frashëri pret dhe çon topin në goditje këndi.

60′ Kuintana del nga fusha e lojës, fuet Delarzh.

GOL: Kuintana pen. 23′ , pen. 56′

56’ Kuintana këtë herë, shënon golin e dytë nga penalltia

56’ Tjetër penallti për Karabakun. Maliqi pengon Emegarën, dhe arbitrin e jep penallti. Karton i verdhë për Maliqin.

53’ Frashëri bën heroin, pret penalltinë e Emegarës.

 

52’ Emegara bën gjithçka në zonë, kalon mbrojtjen dhe portierin, dhe në momentin që po gjuante drejt portës, Albi Alla ndal me dorë. Arbitri nuk ka dyshime, penallti dhe karton i kuq për Allën.

46’ Dy zëvendësime të menjëhershme për Kukësin. Futen Rexhinaldo e Spehar, ndërsa mbeten në dhomat e zhveshjeve Plaku dhe Çyrbja.

46’ Nis pjesa e dytë.

46′ Mbyllet pjesa e parë, Qarabak mund 1-0 Kukësin

29’ Emergara nuk përmbahet në zonën e Kukësit, kalon të gjithë mbrojtjen, por në fund ndalet dhe topi shkon në këndore.

27′ Asist fantastik për Kuintanën në hyrje të zonës, por në momentin e fundit Qaqi mbyll dhe çon topin në goditje këndi.

23′ Karabak kalon në avantazh me një penallti të shëndërruar në gol nga Quintana.

18′ Karabak godet shtyllën, Kukësi i pa fuqishëm për të reaguar.

15’ Karton i verdhë për Slavçev tek Karabaku.

9’ Rrezikshëm Krabaku, pasi Dzaria humb topin brenda zone. Godet Mishel, por topi shumë pranë portës.


4’ Krosim në zonën e Kukësit, përsëri pas një aksioni nga e majta, por është Albi Alla që pastron zonën nga rreziku.

2’ Menjëherë rrezikshëm në sulm Karabaku, nga e majta godet Zubir, por jashtë kuadratit.

1′ Nis takimi në Azerbajxhan.

Related posts

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Konfirmojnë testet mjekësore, rikthehet nga dëmtimi ylli i Tottenham…

Delo.autor

Vuri bast gabimisht fitoren e Romës, fitoi mbi 52 mijë dollarë

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ “Furia” e papërmbajtshme, mbrojtësi Azpilicueta ndëshkon me kokë Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment