Futboll Sport

“Molla e sherrit” quhet Rabio, PSG kërcënon Barcelonën me gjyq në FIFA

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për mesfushorin e PSG, Adrien Rabio, por është pala franceze, që largon katalanasit, madje edhe me kërcënim në FIFA. Parizienët pretendojnë se nga klubi i Barcelonës, kanë kontaktuar direkt me mesfushorim, gjë e palejuar kjo në merkato.

Ekipi blaugrana e fiton këtë mundësi, vetëm kur lojtarit i kanë mbetur edhe 6 muaj të mbetur në kontratë, por Rabio momentalisht është i lidhur edhe për një sezon, deri në qershor të 2019 me PSG.

Është e përdishmja katalanase “Sport”, e cila raporton se në FIFA, edhe pse nuk është regjistruar ende asgjë, mund të ketë një denoncim për Barcelonën. Rabio kërkohet nga Barcelona në merkato, pasi ka refuzuar rinovimin me francezët, ndërkohë që për të ka interes edhe Milani.

Related posts

ISH-KAMPIONI I BOTËS ZBULON PROFESIONIN E TIJ TË RI/ Floyd Mayweather: Ju premtoj se do të jem një nga…

Delo.autor

Montella: Jam shumë i lumtur te Sevillia

Sadik.Autor

ATMOSFERË POZITIVE NË KAMPIN “KUQEZI”/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri para nisjes në Bjellorusi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment