Futboll Premier League

Burnley-United, vendasit kanë humbur dy radhazi në Premier

Manchester United ka marrë një fitore të lehtë kundër Stoke në javën e fundit të kampionatit. Lojtarët e Jose Mourinho kanë fituar me rezultatin 3-0, teksa golat janë shënuar nga Valencia, Martial dhe Pogba. Kundërshtari i radhës për “Djajtë e Kuq” do të jetë Burnley, një ekip që ka pësuar një rënie në javët e fundit të kampionatit.

Në fakt, ata kanë humbur dy radhazi në Premier League dhe tani ndodhen në vendin e shtatë të renditjes me 34 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh.

Në të vërtetë, një nga dy humbjet e fundit ka ardhur kundër një ekipi si Liverpool, por United është në të njëjtën kategori me “Të Kuqtë” dhe nuk do të ishte një surprizë nëse vendasit do të pësonin humbjen e radhës këtë fundjavë.

Gjithsesi, Brunley kryeson me pesë fitore ndaj United në ndeshjet që këto dy ekipe kanë luajtur në “Turf Moor” dhe në ndeshjen e fazës së parë është dashur një gol i Lingard në minutën e 91-të për të shpëtuar United nga humbja në “Old Trafford”. Brunley nuk ka marrë asnjë fitore në 6 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër United, por ka arritur të marrë tri barazime në këto takime.

Related posts

FENOMENAL/ RAMOS thyen REKORDIN e Hierros te Spanja, ja për çfarë bëhet fjalë

Isa.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Ndryshime te Milan, në verë largohen 3 titullarë! (EMRAT)

Delo.autor

RASHICA NUK U NDAHET GOLAVE/ Ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment