Futboll Sport

MOURINHO HUMB DURIMIN/ Përjashton dy yje, do të aktivizojë mesfushorin si mbrojtës ndaj Tottenham

Kur Jose Mourinho e kuptoi se do ta niste sezonin pa Alderweireld apo Maguire, ai filloi të shihte zgjidhje brenda skuadrës. Manchester United ka pesë qendërmbrojtës por Mourinho nuk ka besim te shumica e tyre dhe është gati të spostojë Matic në një mbrojtje me tre.

Matic është rikthyer në stërvitje pas ndeshjes me Brighton dhe mund të rikthehet në prapavijë ndaj Tottenham mbrëmjen e së hënës. Ai ka fiks dy muaj pa luajtur, që në Botëror.

Aktivizimi i Matic në mbrojtje është një metodë e mirë për të qenë sa më kompaktë në prapavijë ndaj një ekip me potencial të madh në sulm si Tottenham.

Ndërkohë dy lojtarët që Mourinho ka lënë komplet jashtë sfidës ndaj Tottenham janë Eric Bailly dhe Anthony Martial. Ata nuk do të jenë as në stolin e rezervave.

Ky është një ndëshkim i trajnerit portugez drejt dy lojtarëve më të dobët të ndeshjes së fundit ndaj Brighton.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Messi nuk lejohet të votojë në zgjedhjet presidenciale të Barcelonës

F.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi i Premier League firmos në Arabinë Saudite

F.autor

Miqësorja e parë e Kukësit për “Championsin”, Maribori nuk kursehet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment