Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Blerim KOTOBELLI flet për IKJEN nga Partizani dhe objektivat e sezonit: KOMBËTARJA është…

Edicioni i 80-të i Kampionatit Shqiptar ka nisur duke dhuruar rezultatet e para. Ekipeve pretendente për të fituar titullin këtë sezon i është bashkuar edhe Flamurtari. Vlonjatët pasi ofruan në skuadër një trajner “strateg” si Ilir Daja organizuan gjithashtu një merkato të bujshme duke ofruan në skuadër lojtarë cilësorë si Torasa, Alla, Batha por edhe mbrojtësin e majtë, Blerim Kotobelli.

Ish lojtari i Teutës dhe Partizanit ishte protagonist apsolut në fitoren e bregdetarëve mbrëmjen e djeshme kundër Kukësit. Futbolliasti durrsak në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al foli mbi objektivat e sezonit, mardhëniet me trajnerin Daja dhe ëndërrën për të veshur fanellën e kombëtres.

INTERVISTA E PLOTË

1- Kotobelli, sezoni i ri tashmë ka nisur dhe Flamurtari me fitoren e djeshme përballë një kundërshtari të fortë si Kukësi tregoi se është kandidat i forte për titullin kampion. Cili është objektivi i këtij sezoni?

Janë zhvilluat dy ndeshje nga sezoni ri dhe medoj se ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Ekipet këtë sezon janë forcuar shumë, të mundësh një kundështar direkt si Kukësi vlen 6 pik. Duhet te kemi vazhdimësi. Ndërsa përsa i perket objektivit, mendoj se për ne është ndeshja e radhës duhet ti marim ndeshjet një e nga një dhe ne fund të bëjm llogarit tona .

2- Keni patur fatin të jeni stërvitur me trajnerët më në zë të shqipërisë dhe jo vetëm. Çfarë ka ndryshe Ilir Daja? Dhe si i keni mardhëniet me të?

Është e vërtetë, kam punuar me shumë trajner dhe secili ka mënyrën vet të punuarit dhe aftësit e veta . Përsa i përket presor Dajës ai është shumë profesionist dhe fut në ekip mentalitetin fitues përtej aftesive që ka si trajner, që nuk diskutohen pasi e ka tregu kudo ku ka qen . Mardhëniet e mia me të janë shumë të mira, gëzojm respektin e njëri-tjetrit

3- Cilin ekip shikoni favorit këtë sezon në Superligë?

Mendoj se këtë vit do jetë një kampionat shumë i fortë. Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani janë më lartë por mund të ketë dhe ndonë ekip suprizë.

4- Sa e vështirë ishte të luaje në atë terren të rënduar siç ishte fusha në stadiumin Flamurtari dje?

Në pjesën e parë ishte disi më mirë por në pjesen e dytë u rëndua shum terreni dhe kishim disi probleme në qarkullimin e topit por ajo gjë ishte për të dyja ekipet dhe nuk duhet të justifikohemi

5- Cili futbollist ju ka befasuar te Flamurtari, prezenca e një lojtari si Torasa ju ndihmon?

Nuk dua të përmend emra por ky grup është shumë i mirë dhe sa vjen bëhet më i bashkuar si në fushë ashu dhe jashtë saj. Ndërsa përsa i përket Torrasës vlerat e tij dihen, ai e ndihmon shum ekipin sidomos në fazën sulmuese mbetet një vlerë e shtuar e ekipit.

6- Besoni se një ditë mund të vishni fanellën e kombëtares, të zëvëndësoni Ansi Agollin?

Të veshësh fanellën e kombëtares duhet të zhvillosh një kampionat të shkëlqyer. Shpresoj shumë se nje ditë të vishja fanellen e kombëtares dhe të nderoja vendin tim.

7- Në fund dua një koment për Partizanin, u larguat por e falenderuat klubin ku luajtët për një sezon. Çfarë ndjesie do të keni kur të luani si kundërshtar?

U largova pasi nuk ramë dakord për rinovimin e kontrates, kalova mirë dhe pse shumë padrejtësi u bën në atë klub. Besoj se do jetë një emocion i veçantë përballja me Partizanin por që kërkoj ti mposht.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

CHELSEA BESON TEK ARMANDO BROJA/ Pritet si shpërthimi i sezonit të ri në Premier League

F.autor

LIVERPOOL-WOLVES/ Klopp i duhet një fitore me çfarëdo rezultati (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Bonucci përsëri mund të largohet nga Juventus, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment