Futboll Sport

“SERGIO RAMOS NUK KA NEVOJË PËR KËSHILLA”/ Trajneri Enrique: Pres një ndeshje spektakolare ndaj Gjermanisë

Për trajnerin e Spanjës, Luis Enrike, ndeshja me Gjermaninë është si një finale. Sipas ish-lojtarit të Barcelonës skuadra e tij nuk do të mendojë për asnjë rezultat tjetër përveç fitores. “Kemi përgatitur mirë ndeshjen duke studiuar kundërshtarin dhe gjetur pikat e tij të dobëta. E dimë që nuk do të jetë e lehtë pasi ata janë një ekip shumë kompakt dhe të shpejtë kur kanë topin.

PËR RAMOS – “Nuk e di nëse ai është goditësi më i mirë i penalltive në Botë. Presioni është gjithmonë i pranishëm. Ai nuk ka nevojë për këshilla se si të godasë nga pika e bardhë. Në karrierë ka shumë situata të cilat të ngarkojnë, kontratat dhe e ardhmja janë një prej tyre. Por ai është gjithmonë një lojtar që luan me shpirt për kombëtaren e tij, një lider i vërtetë. Jam shumë i lumtur që e kam një skuadër”.

PËR BUSKETS – “Më vjen mirë që do të qëndrojë. Kishte mundësi të shkonte dhe të kalonte kohë me familjen dhe nëse do ta kishte bërë nuk do të ndryshonte asgjë. Ajo që ka rëndësi është fati që dëmtimi i tij është jo serioz”.

PËR DE GEAN – “Nuk mund të ta them se kush do të jetë në portë edhe pse vendimi është marrë. Këtë informacion do ta keni para syve 90 minuta para ndeshjes. Nuk e di se si do të jenë gjërat në të ardhmen por për momentin nuk më intereson. Çdo lojtar duhet të jetë në formë të mirë për të luajtur”.

PËR SHPEJTËSINË GJERMANE – “Gjermania do të luajë si gjithmonë, nuk është se ndryshon shumë. Ne do të mundohemi të zhvillojmë lojën tonë duke mos u imponuar ndaj askujt. Është e vërtetë që presioni është mbi ne pasi jemi të dytët dhe për të arritur në vendin e parë na duhet vetëm fitorja. E kemi vlerësuar takimin sikur të ishte një finale. Duam të kualifikohemi për këtë do të japim maksimumin”.

PËR PROFILIN E LOJTARËVE – “Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër të cilët duan kohën e tyre. Çdokush që është këtu me kombëtaren është i aftë për të luajtur në këto nivele. Nuk kam parë asnjë skuadër që na ka dominuar nga shtatori. Kam lojtarë me eksperiencë dhe ndaj besoj në një rezultat të mirë në përballjen e nesërme (sot)”.

Related posts

“BUZËQESH” ALEGRI/ Lojtari kryesor i Lacios humbet ndeshjen ndaj Juventusit

Delo.autor

U HODH SHORTI/ Eliminuan Kukësin dhe kanë luajtur 4 herë në grupet e Europa League, kush është kundërshtari i Teutës

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Mbrojtësi i Milanit ka finalizuar akordin me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment