Futboll Premier League Sport

MOURINHO NUK E DO/ Man United REFUZOI ofertën një SUPER klubi për MARTIAL

Anthony Martial ishte shumë pranë transferimit te Atletico e Madridi në merkaton e kësaj vere, por edhe pse klubi bardhekuq kishte rënë parimisht dakord me sulmuesin francez, drejtuesit e Manchester United, refuzuan ofertën e Los Colchoneros për ish-lojtarin e Monacos, duke e mbajtur Martial në skuadër me shpresën se ai do të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq.

Diçka që ka pak gjasa të ndodhë pasi Martial nuk po gjen hapësira në formacionin e United dhe për të luajtur më shumë kërkon largimin. Atletico Madrid nuk ishte skuadra e vetme që u interesua për Martial pasi edhe Milani tentoi të firmoste me lojtarin. Në pamundësi për të marrë francezin, Los Colchoneros morën Nikola Kalinic pikërisht nga kuqezinjtë.

Related posts

PRAPASKENAT NË MERKATO/ Juve i ofroj Realit Douglas Costa në këmbim të Marcelo, “Zonja” rezervon edhe sulmuesin e Barçës

Delo.autor

INTER PRANË NËNSHKRIMIT ME YLLIN GJERMAN/ Fillojnë bisedimet mes klubeve

Delo.autor

Milan bën rezistencë për Gomez, Boca Junior e dëshiron me çdo kusht

Q.Autor

Leave a Comment