Futboll Sport

Mourinho nxjerr “flakë nga goja”: Një ndeshje, ku më duheshin gjashtë ndryshime, jo tre

Ndërhyrjet e pakta të Manchester United në merkaton e kësaj vere kanë bërë që Jose Mourinho të mos ndihet ndihet mirë për sezonin e ri, që për të tijtë ka nisur të premten me fitoren 2-1 ndaj Leicester City. “Djajtë e Kuq” u lidhën me disa lojtarë të rinj, në pozicione të ndryshme, gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund vetëm Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant arritën në “Old Trafford”.

Spekulimet e mediave sugjeronin arsyen se përse Manchester United nuk kishte qenë aq aktiv, sa pritej, në merkato, duke mos ia përmbushur dëshirat Mourinhos. Dhe portugezi duket se i konfirmon këto raporte, pas fitores së paimpresionuar 2-1 ndaj Leicester City, në ndeshjen hapëse të Premier League (2018-2019), një sezon që ai e parashikon të vështirë për skuadrën e tij.

“Unë mendoj se futbolli po ndryshon dhe ndoshta menaxherët e futbollit duhet të quhen trajnerët kryesorë. Mendoj se ne jemi më shumë trajnerë se menaxherë, – tha Mourinho për “Sky Sports”. – Do të jetë një sezon i vështirë për të gjithë. Për ne, do të jetë një sezon i vështirë, për shkak se kisha planin tim prej shumë muajsh dhe e fillova sezonin e ri pa një situatë, që mendova se ishte e mundur.

Z.Richard Scudamore (kryetari ekzekutiv i Premier League) duhet të jetë i lumtur. Është një mënyrë e mirë për ta nisur Premier League. Një ndeshje ku më duheshin gjashtë ndryshime, jo tre. Unë dua të luaj me Anthony Martial, por nuk mundem. Paul Pogba nuk mund të luajë 90 minuta, Fred është i njëjtë. Kam nevojë për më shumë ndryshime. Leicester ishte i fortë, por ne u përballëm me të si një ekip”.

Related posts

FORMULA 1/ Rivalitet mes Hamilton dhe Vettel në Hungari. Ja kush triumfon

Sadik.Autor

SHERRI TIRANA-LAÇI/ Klubi i Tiranës denoncon: Lojtarët tanë u provokuan dhe dhunuan…

Delo.autor

SERIE A/ Hiqet penalizimi i pikëve: Apeli zbut dënimin edhe për sulmuesin e Parmës

Isa.Autor

Leave a Comment