Futboll Premier League Sport

Mourinho “thumbon” Man Cityn/ Mund të blesh LOJTARË…por jo KLASIN

Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur rivalëve të Manchester City-t duke i akuzuar që u mungon klasi pasi klubi nxori dokumentarin “All or Nothing” në Amazon Prime duke kritikuar taktikat e tij.

Dokumentari me tetë pjesë ka dalë ditën e premte dhe ndjek skuadrën e Pep Guardiola-s gjatë gjithë sezonit 2017/18 ku është shpallur kampion i Premier League.

Dhe, gjatë episodit të dytë, shikuesit kanë parë prapaskenat e fitores së derbit në Old Trafford gjatë dhjetorit të kaluar.

Gjithsesi, në përgatitjen e ndeshjes shfaqen tifozët e City-t që këndojnë të këngën e famshme tashmë “Park the Bus” pas ndeshjes me klipe që kritikojnë taktikat e Mourinho-s.

“Mund të bësh një film fantastik duke ruajtur respektin për të tjerët,” shprehet Mou kur pyetet për dokumentarin.

“Nuk ke pse tregon mungesë respekti. Mund të jesh një klub i pasur dhe të blesh lojtarët më të mirë në botë por nuk mund të blesh klasin dhe këtë e kanë treguar qartë.”

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Tottenham mposhtet nga modestët e Belgjikës. Leicester merr 3 pikët në Greqi

Delo.autor

Bologna- Milan/ Hakan Calhanoglu shënon golin e parë ndaj vëndasve (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ndodh për herë të parë në 157 vjet histori, ja kush pritet të emërohet në krye të futbollit anglez…

Delo.autor

Leave a Comment