Futboll Seria A Sport

“MURI I INTERIT”/ DUA Championsin, JUVE dhe RONALDO nuk më TREMBIN

Sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më pozitivë të Interit. Por këtë edicion Milan Shkrinjar është më i karikuar se kurrë. I intervistuar ekskluzivisht nga “Gazzetta dello Sport”, sllovaku nuk i fsheh ambiciet e tij personale dhe ato në nivel skuadre për sezonin e ri. “Qëllimi është të arrijmë rezultate të mëdha në Ligën e Kampionëve, pavarësisht kundërshtarëve me të cilët do të përballemi, për ne nuk ndryshon asgjë.

Edhe kundër Realit Madridit apo Barcelonës mund të bëjmë gjëra të mëdha. Interi është një klub i nivelit të lartë, fazën e grupeve duam ta kalojmë me çdo kusht”. Më tej, mbrojtësi u përsërit zikaltërve dashurinë: “Për zgjatjen e kontratës po merret menaxheri im. Bashkë me drejtuesit janë në bisedime, ndaj le të shohim çfarë do ndodhë. Nëse më kërkon Juvja, apo Milani? Jo, në Itali luaj vetëm për Interin”.

Këtë sezon, “Zonja” dhe “Djalli” janë përforcuar me ardhjen e dy sulmuesve të mëdhenj, Kristiano Ronaldo dhe Higuain. “CR7 është një nga më të fortët në botë, ndoshta pak më i shpejtë se unë (qesh). Por, ne jemi Interi! Një lojtar i vetëm nuk është asgjë kundër një ekipi. Unë jam i lumtur: dua të luaj dhe ta tregoj veten kundër më të mirëve”.

 

Related posts

KORONAVIRUSI/ Klubi italian shtyn fazën përgatitore, konfirmon 4 raste pozitive me Covid-19

Delo.autor

SKANDALI NË DERBI/ Maldini telefonoi Ibrahimovic pas sherrit të shëmtuar me Lukakun, Milan vendos për suedezin

Delo.autor

E PABESUESHME/ Messi asistoi te goli i tretë i Barçës me njërën këpucë zbathur (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment