Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ SARRI zbulon të ardhmen e portierit Courtois

Maurizio Sarri do të jap verdiktin e tij për të ardhmen e Thibaut Courtois në “Stamford Bridge”, nëse portieri i Chelsea do t’i kërkojë të largohet për te Real Madrid, gjatë takimit që palët do të kenë ditën e hënë.

26-vjeçari ka qenë titullari i Chelsea, që nga viti 2014 kur u ble nga Atletico Madrid, por nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që skadon në verën e ardhshme dhe menaxheri i tij Christophe Henrotay ka punuar se i ka bërë një kërkesë zyrtare klubin londinez ta lejojë largimin e belgut te Real.

“Nuk komentoj thëniet e menaxherëve. Nuk më interesojnë. Unë dua të dëgjoj atë që do të më thotë Courtois. Nëse nesër ai më thotë se dëshiron të largohet, atëherë unë do të flasë me klubin sepse nuk dua të kem futbollistë të pamotivuar. Duhet të ma thotë Courtois në sy që nuk dëshiron të luajë më për klubin tonë,” – tha Sarri, pas humbjes kundër Manchester City në Superkupën e Anglisë.

Related posts

FIFA I BLLOKOI MERKATON PËR NJË VIT PARTIZANIT/ Ja pse erdhi goditja tek të kuqtë…

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Fitore e vuajtur dhe me përmbysje ndaj Empolit, Inzaghi ka vetëm një alarm

Delo.autor

RONALDO SI KURRË MË PARË/ Portugezi këndon përpara shokëve të ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment