Futboll Sport

Nantes-Monaco, historia favorizon miqtë

Nantes e ka mbyllur kampionatin e kaluar në vendin e nëntë dhe do ta nisin sezonin e ri të Ligue 1 në shtëpi këtë të shtunë kundër Monaco, që duket përsëri se do të jetë rivalja numër një e PSG. Miqtë janë favoritë për të marrë tri pikët, por kanë humbur disa lojtarë gjatë merkatos së verës, duke përfshirë këtu edhe Thomas Lemar, Fabinho dhe Joao Moutinho.

Kjo situatë e vë trajnerin Leonardo Jardim nën një presion të madh, me objektivin minimal të bardhekuqve që është kualifikimi në Champions League. Për sa i takon statistikave, të dy skuadrat kanë fituar ndeshjet që kanë luajtur në shtëpi sezonin e kaluar. Monaco fitoi me rezultatin 2-1, ndërsa Nantes ka marrë një fitore 1-0.

Ndërkohë, shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në kampionatin francez, janë mbyllur me nën 2.5 gola për takim. Në fakt, gjashtë nga ato përballje janë mbyllur me rezultatin 1-0. Monaco ka ituar 3 nga 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur në fushën e Nantes (3 fitore, 1 barazim, 1 humbje). Të gjitha ato ndeshje janë mbyllur me nën 1.5 gola të shënuar për takim.

Related posts

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Pjanic: Mund të kisha shkuar tek Inter dhe Bayern Munich, por…

Delo.autor

SHERRI ME PEREZ-MARCELO/ Sergio Ramos: Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofike, nuk jam…

Delo.autor

Man United në KAOS/ Mourinho: Wolves e meritoi barazimin, ja çfarë i mungoi ekipit tim

Isa.Autor

Leave a Comment