Futboll Seria A Sport

NIKOLA BERTI/ Me VIDAL, INTERI do të jetë në të njëjtin nivel me JUVENTUSIN

Arturo Vidal raportohet se do të rikthehet në Serie A tek Inter, dhe Nicola Berti pretendon se atëherë klubi do të ishte në gjendje të konkurronte me Juven. Berti beson se Inter do të ishte në të njëjtin nivel me Juve-n nëse do të finalizonte transferimin e ish-bardheziut.

“Vidal tek Inter do të ishte super,” shprehet Berti për La Tercera. “Nëse e marrim, do të jetë emocionuese. “E pëlqej shumë si lojtar. Ai ka dëshirë të shënojë, të vrapojë rreth e qark fushës. Ai është një lojtar që jep shumë, që lufton për topin. Shpresoj që raportet të jenë të vërtetë.

“Ai do të kontribuojë shumë pasi është një lider. Me Vidal, Inter do të jetë në të njëjtin nivel me Juve. Do të luftojmë për Scudetto-n dhe shpresoj që gjithashtu të luajmë mirë edhe në Champions League.”

Related posts

E FUNDIT/ Talenti hungarez mrekulloi edhe dje Europën, shfaqet transferimi në La Liga

Delo.autor

DUELI NË DISTANCË/ “I dashur armik”, Ronaldo ka qëllim të kalojë Higuainin

Isa.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Salah dhe VAR shpëtojnë Liverpool nga humbja dhe ngjitet në krye

Delo.autor

Leave a Comment