Gossip Sport

E KISHTE KAPUR NGA B*THËT/ Zbulohen pamje të reja të gazetares në festë me boksierin që e puthi live (VIDEO)

Një video e re ka dalë që duket se e tregon gazetaren, Jenny Sushe, në një party me Kubrat Pulev.

Gazetarja e akuzoi boksierin, duke thënë që e kishte puthur atë me forcë dhe e kishte kapur prej të pasmeve, shkruan The Sun

Gazetarja ka marrë masa ligjore kundër boksierit pasi e puthi live në intervistën pas fitores së tij kundër Bogan Dinu.

Pulev ishte sulmuar me akuza për incidentin, por insistoi se dyshja ishin miq dhe kishin qeshur për rastin në fjalë më vonë.

Por Sushe, kishte thënë që e kishte takuar 37-vjeçarin për herë të parë atë ditë.

Ekipi i boksierit ka lëshuar një video ku gazetarja shihej duke festuar deri në orën 3 të mëngjesit dhe duke i dhënë një kërcim në prehër një trajneri prej stafit të boksierit, po atë natë pas ndeshjes.

Gjithashtu pos videos edhe një foto është postuar. Bashkë me foton shihet edhe një shkrim që thuhet kështu: “Nëse një grua është sulmuar seksualisht apo kërcënuar në çfarëdo mënyre, ndoshta nuk do kishte vazhduar të qëndronte me atë njeri duke festuar deri në orën 6 të mëngjesit”.

Ndryshe Pulev është suspenduar nga Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë pas incidentit.

 

Related posts

Skënderbeu e quan trillim lajmin: UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar ndaj nesh

Sadik.Autor

JUVENTUS TRIUMFOI NË COPPA ITALIA/ Shikoni momentin emocionues kur Bufon ngre lartë trofeun (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë, talenti Bajrami arrin akordin me Benfica-n

Delo.autor

Leave a Comment