Futboll Sport

Nis sezoni në Turqi, Sokol Cikalleshi e Vedat Muriqi e fillojnë me humbje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, nuk e ka nisur siç duhet sezonin e ri në kategorinë e dytë të futbollit turk me skuarën e Osmanlisporit. Ekipi ku luan kavajasi është mundur 1-0 në transfertën ndaj Bolusporit, skuadër në të cilën është aktivizuar deri sezonin e shkuar shqiptari tjetër Armando Arapi.

Cikalleshi e nisi nga minuta e parë dhe zëvendësua në minutën 66’. Sulmuesi 28-vjeçar dëshiron të rikthehet në Superligën turke dhe interes për të ka pasur nga disa ekipe të ndryshme, por akoma nuk ka asgjë konkrete.

Me humbje e ka nisur dhe sulmuesi tjetër shqiptar, Vedat Muriqi. Futbollisti, i cili luan për kombëtaren e Kosovës e nisi si titullar ndeshjen për Rizesporin ndaj Kasimpashas, ku dhe asistoi në golin hapës të takimit. Megjithëse skuadra e Muriqit dyfishoi rezultatin, Kasimpasha kreu një pjesë të dytë të jashtëzakonshme duke përmbysur ndeshjen me rezultatin 2-3.

Related posts

Batutat e Idrizin në zonën miks: Ju tregoj arkitektin e triumfit…

Sadik.Autor

ITALI-GREQI/ Autogoli i grekëve, “Azurrët” e De Biasit zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

BËRI PËRSËRI GAFË/ Tifozët këshillojnë Loris Karius të tërhiqet nga futbolli (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment