Futboll Seria A Sport

NUK E DO SPALLETTI/ INTERI heq qafe DËSHTIMIN më të madh në skuadër

Schalke 04 është klubi i fundit që shfaq interes për dështimin e Inter, Joao Mario, duke iu bashkuar klubeve si Sevilla, Real Betis dhe Rubin Kazan. Portugezi u ble me bujë të madhe për 40 mln euro nga Sporting CP në verën e 2016, por asnjëherë nuk arriti të përshtatej në Serie A dhe sezonin e kaluar është huazuar te West Ham United.

Ai nuk është në planet e trajnerit Spalletti dhe Zikaltrit po kërkojnë me çdo kusht ta heqin nga lista e lojtarëve.

Spanja dukej si destinacioni më i mundshëm, me Sevilla dhe Real Betis të interesuar, teksa edhe Rubin Kazan është përfolur për një interes të mundshëm.

Por tani Tuttosport sugjeron se edhe gjermanët e Schalke 04 kanë kërkuar informacion për lojtarin.

Zikaltrit kërkojnë me çdo kush ta heqin qafe por të gjitha ofertat kanë qenë në formën e huazimit me të drejtë blerje.

Related posts

“KJO ËSHTË E PAPRANUESHME”/ Polemikat për penalltinë, në Spanjë i japin të drejtë Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

“TËRBON” BAYERN ME DEKLARATËN/ Alaba: Real Madrid është klubi më i madh në botë

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Bayern krijon një hierarki me rrogat për lojtarët, asnjë mbi 20 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment