Futboll Premier League Sport

Ja si Guardiola ua shpjegon lojtarëve diferencën mes Realit, Barçës dhe Man City (VIDEO)

Një nga bashkëbisedimet motivuese të Pep Guardiolës me lojtarët e tij, para një ndeshjeje, tregon mënyrën e punës së trajnerit katalanas, tashmë në stolin e Manchester City. Viedo është shkëputur nga dokumentari “Amazon Prime”, që përmban momente të ndryshme nga “qytetarët”, në krye të të cilëve Guardiola u vu para dy sezonesh. Në sezonin e parë doli duarbosh, ndërsa në sezonin e shkuar ia doli të fitojë titullin në Premier League. Pep Guardiola shihet duke i thënë skuadrës së tij se “dallimi i vetëm mes Real Madridit, Barcelonës dhe nesh është se ata i besojnë si dreqi vetes”.

Në një moment tjetër, po në të njëjtin pozicion, trajneri katalanas iu thotë lojtarëve të tij: “16 pikë përpara? A jeni lodhur? F**k You”. Bëhet fjalë për në fillim të marsit, pas një fitoreje mbi Arsenalin, kur “qytetarët” e panë veten 16 pikë të qarta në krye të renditjes dhe u “kyçën” nën titullin e tyre të tretë të Premier League. Marzhi i tyre për gabime ishte i vogël, por siç shihet në dokumentarin e ri të “Amazon Prime”, të titulluar “All or Nothing”, spanjolli nuk do të lejonte asnjë vend për vetëkënaqësi përpara dy ndeshjeve kundër Chelsea dhe Stoke City.

 

Related posts

Kandidat për trajner të Spanjës: Xavi merr vendimin përfundimtar

Isa.Autor

ZYRTARE/ Tjetër goditje në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin brazilian

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME/ Humbjet zbulojnë boshllëqet, Dinamo projekton tri goditje në janar. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment