Formula 1 Sport

Makina Red Bull e Ricciardo ndryshon motor, penalizohet për garën e Italisë

Piloti australian i Red Bull, Danil Ricciardo, do ta nisë garën e ardhshme të Formula 1, atë që zhvillohet në pistën e Monza, në Itali, nga vendi i fundit. Pas problemeve që makina e tij pati në garën e Belgjikës, është vendosur që ai të ndërrojë motorin, që do ta penalizojë në startin e garës italiane. Makina austriake ka preferuar të kryejë këtë ndërrim të motorit në Itali, një pistë ku Red Bull nuk është favorite, për të mos patur probleme në garën që do të zhvillohet në Singapor më 16 shtator.

E veçanta e motorit të ri që do të përdorë Ricciardo është se tek ai do të jetë montuar edhe sistemin “Spec C”, për të cilin disa pilotë kanë dyshime, se është defektoz. Por në rast se ai do të funksionojë ashtu si duhet te makina e australianit, atëherë do të përdoret edhe në motorin e Max Verstappen.

Related posts

SKEMA E KATEGORISË SË PARË/ FSHF bën çudira me vendet në fazën e tretë, ja vendimet

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Sacchi: Këto janë dy skuadrat favorite për titullin

Delo.autor

“S’BËJ SEKS 15 DITË PARA…”/ Kampioni i Ballkanit zbulon sekretin e suksesit

Delo.autor

Leave a Comment