Futboll Sport

OBJEKTIV SHIFRËN “200”/ Herrera pret rinovimin e kontratës me “Djajtë”

Ander Herrera ka lënë të kuptohet se do të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester United, teksa spanjolli synon 200 paraqitje për klubin anglez. 29-vjeçari u transferua në “Old Trafford” në vitin 2014, me Louis van Gaal që e mori për 29 milionë paund nga Athletic Club.

Që atëherë, Herrera ka vazhduar të bëjë 161 paraqitje për katër sezone me “Djajtë e Kuq”. Përpjekjet e tij e panë atë të vlerësohej si “Lojtari i Vitit” në sezonin 2016-2017, duke thyer monopolin e David De Gea në këtë çmim. Ai mbetet një lojtar i rëndësishëm i skuadrës, edhe nën drejtimin e Jose Mourinho.

Herrera ia tregoi “Inside United” arritjet e tij të deritanishme: “Para së gjithash, më bën të ndihem shumë krenar, sepse kur përfaqëson Manchester United, ju duhet të meritoni çdo sezon të vazhdoni të luani për këtë klub. Unë mendoj se trajneri është shumë i lumtur me mua, tifozët janë shumë të kënaqur me mua, kështu që gjithçka më bën krenar”.

Herrera ka hyrë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij të tanishme me “Djajtë e Kuq”, por është i gatshëm të angazhohet në një zgjatje të saj. Ai shtoi: “Të gjitha kujtimet që kam me këtë klub janë të mahnitshme. Unë kam qenë në gjendje të fitoj trofe me Manchester United, të luaj më shumë se 160 ndeshje tani, kështu që e kam në mendjen time të shkoj në 200 lojra me këtë fanellë.

Mënyra se si klubi më trajton është e përsosur, dashuria që tifozët tregojnë për mua nuk mund të jetë më e mirë apo më e madhe, familja ime është e lumtur në Manchester, kështu që vetëm përpiqem të jap gjithçka dhe të vë gjithë forcën dhe përpjekjet, për të vazhduar ta meritoj të luajturin në këtë klub”.

Related posts

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ “Demat” eliminohen nga Sheriff Tiraspoli në Europa league

Delo.autor

RRËFIMI TRONDITËS/ Portierit të Danimarkës: Gruaja e Eriksen mendoi se kishte vdekur

Delo.autor

E BUJSHME/ Hotel dhe makinë luksoze, në Kosovë zbulojnë kontratën e Klodian Duros

Delo.autor

Leave a Comment