Futboll Seria A Sport

KRITIKAT NDAJ HYSAJ/ Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për të

Elseid Hysaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Napolit, ndërsa me mbërritjen e Ancelottit në skuadër mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hasur disa probleme.

Lojtari ka bërë disa paraqitje për të cilat ka marrë kritika të vazhdueshme dhe tashmë është ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Francesco Montervino i cili është shprehur: “Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

De Laurentis shpreson që të ndodhë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh. Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë.

Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”.

Related posts

Shefi i arbitrave italianë del kundër Buffon

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Kanë arritur marrëveshjet me Dinamon, ja futbollistët që pritet të firmosin…

Delo.autor

Lamtumira prekëse për Dortmund/ Aubameyang: Kërkoj faljet për gabimet

Q.Autor

Leave a Comment