Futboll Sport

PANIK TEK TIRANA/ trajneri Ze Maria nuk paraqitet në stërvitje

Tirana ditën e djeshme ka dalë në stërvitje, mirëpo me skuadrën nuk ishte trajneri Ze Maria. Ky veprim i tij ka shqetësuar të gjithë ambientin, por që në fakt bëhet e ditur se ishte për arsye personale mungesa e brazilianit.

Lojtarët kanë përfituar nga rasti dhe janë stërvitur vetëm 75 minuta, përveç dy portierëve. Ditën e sotme ekipi do të vijojë normalisht stërvitjen, një paradite dhe një pasdite, ndërsa duke filluar nga nesër do të stërviten vetëm një herë në javë, në mënyrë që të jenë sa më të freskët në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Kamzës në “Selman Stermasi” të shtunën në orën 19:45 minuta.

Related posts

Gattuso e pranon: Milani ndodhet në një moment të vështirë, duhet të “vrasim” frikën

Delo.autor

“TI JE FRIAKCAK, BOLL E RUAJTËT KËTË GOCË TË VOGËL”/ Marku kërkon me patjetër duel me Konor Ben (FOTO)

Delo.autor

PREMTUAN SE NUK DO TË KRYENIN MERKATO/ Ja ideja e fundit e drejtuesve të Interit për Papu Gomezin

Delo.autor

Leave a Comment