Futboll Sport

Partizani i sposton në Elbasan përgatitjet anti-Skënderbeu

Partizani ka nisur përgatitjet për takimin premier të kampionatit të ri kombëtar, që do ta luajë ndaj Skënderbeut. Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, skuadra e kuqe ka kryer seancën stërvitore në fushën e kompleksit sportiv “Tirana Internacional” të Pezës, në orën 19:30.

Në seancë kanë qenë prezent të gjithë lojtarët. Nga sot, “demat” do të akomodohen në hotel ”Univers” të Elbasanit, për t’u stërvitur në kompleksin sportiv “Pepa”. Kujtojmë se ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit do të luhet të premten e 17 gushtit, ora 19:45, në stadiumin e Korçës.

Related posts

DEKLARATA EPIKE/ Toni Kros: Midis një sistemi alarmi apo qen roje, dua që Açerbi të mbrojë shtëpinë time

F.autor

DOLI NGA FUSHA E LOJËS/ Pas kësaj videoje nuk do ta urreni më Neymarin (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I MADH NGA ITALIA/ Ja e vërteta e udhëtimit të Leonardos në Brazil

Delo.autor

Leave a Comment