Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË HUNGARI/ Gol spektakolar i Asanit, ish-sulmuesi i Partizanit nuk ndalet (VIDEO)

Jasir Asani po e tregon me gola se sa shumë janë gabuar ata që dyshonin te aftësitë e tij për të bërë diferencën në një kampionat tjetër përtej atij shqiptar kur qëndronte në stol në radhët e skuadrës së Kisvardës. Në një moment kur ekipi i tij filloi rënien në kampionat, ish-sulmuesi i Partizanit po e shtyn para duke e mbajtur pranë kreut të renditjes që aktualisht është në pronësi të Ferencvarosh.

Sot, Asani shënoi golin e tij të katër në kampionat, duke ndihmuar Kisvarda që të fitonte me shidrat 2-1 ndaj Mol Fehrevar. Sulmuesi ishte titullar në këtë sfidë, ashtu si Herdi Prenga në prapavijën e Kisvarda.

Në minutën e 22 të ndeshjes, pasi mori topin në të majtë, Asani lëshoi një goditje spektakolare në kufijtë e zonës drejt shtyllës së largët, me topin e harkuar që përfundoi pas krahëve të portierit duke çuar përkohësisht shifrat në 2-0 për ekipin e tij.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Panik në Kategorinë e Dytë, regjistrohet rasti i parë me COVID-19

Delo.autor

MILAN-GENOA/ Pioli me shumë ndryshime, i beson sërish talentit… (FORCMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff Tiraspor, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment