Futboll Seria A Sport

Pas humbjes së Milanit, habit Gattuso me deklaraten e tij…

Edhe pse Milani udhëhiqte 2-0 pas 50 minutave lojë në fund të ndeshjes ishte Napoli ai që festoi, duke përmbysur shifrat dhe fitoi 3-2, një përballje spektakolare mes dy ekipeve më të mira të Serisë A.

“Pas golit të parë të Napolit skuadra jonë u zhduk nga fusha, gjë e cila nuk duhet të ndodhë më. Duhet të punojmë më shumë në aspektin psikologjik, që të kemi personalitet në fushë, që askush të mos na e marrë fitoren nga dora”, tha Gattuso.

“Për 55 minuta e kontrolluam më së miri ndeshjen, madje edhe duke vuajtur, por pasi pësuam golin e parë gabuam gjithçka në aspektin personal. Më vjen keq për këtë humbjr, pasi edhe ne ndihmuam Napolin që ta fitojë ndeshjen me tolerimin që bëmë në fushë. Ndonjë gabim edhe pranohet, por jo të përmbysemi në atë mënyrë. Kjo humbje më djeg, pasi mund të merrnim një rezultat pozitiv dhe jo të ktheheshim në shtëpi me 0 pikë”, u shpreh Gattuso.

Related posts

SI NJË NATË FILMI PËR CR7/ Nga rezervë tek goli i fitores së ndeshjes, që u anulua

Delo.autor

Cikalleshi shënon gol ndaj Trabzonsporit, skuadra e shqiptarit siguron 1 pikë mbijetese (VIDEO)

Sadik.Autor

Maradona: Me këtë Argjentinë, Messi është si një karrocë dore në kalldrëm…

Isa.Autor

Leave a Comment