Futboll

Oferta për yllin e ri të Kombëtares, flet menaxheri i tij

Ylli më i ri i futbollit shqiptar dhe Kombëtares tonë është Ylber Ramadani. Mesfushori u grumbullua nga trajneri Christian Panucci me ekipin e parë dhe madje u aktivizua si titullar në sfidën e humbur kundër Norvegjisë (0-1).

I riu luan me ekipin e Vejles në ligën e dytë daneze dhe është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të këtij klubi. 21-vjeçari ka një lidhje mjaft të fortë me trajnerin Adolfo Sormani. Ky i fundit e ka marrë me vete nga skuadra e Partizanit, ku punuan me njëri-tjetrin. Trajneri italian mori drejtimin e skuadrës së Vejles dhe menjëherë mori me vete dhe mesfushorin kosovar.

Paraqitjet e mira të Ramadanit te skuadra e Vejles dhe aktivizimi i fundit me Kombëtaren i kanë rritur goxha pjacën 21-vjeçarit. Interesimi në merkato për të ka qenë i madh. Burime të ndryshme të Eduasportin.com pranë lojtarit bëjnë me dije se për të ka interes nga Turqia, Zvicra dhe liga e parë daneze. Në lidhje me këto lajme, portali u lidh me menaxherin e Ramadanit që sqaron gjithçka në një prononcim të tij për EDS-në. Matko Jurkic tregon gjithçka në lidhje me ofertat e Ramadanit dhe mundësinë që mesfushori të lëvizë.

“Po e vërtetë. Lajmet e merkatos janë të vërteta. Për Ramadanin kanë shfaqur interes ekipe në Turqi, Zvicër, por dhe në ligën e parë daneze. Emra klubesh? Nuk dua të jap për momentin, pasi dua që mesfushori të bëjë mirë me ekipin e tij dhe të mos mendojë për merkaton. Të jetë i përqendruar me ekipin e Vejles. Dua të falënderoj dhe trajnerin Sormani që e ka ndihmuar shumë. E ardhmja? Nuk i dihet. Duhet parë se si do të përfundojë sezoni dhe nëse Vejle do të arrijë objektivin dhe të kapë ligën e parë. Më pas do të vendosim se çfarë do të ndodhë. E theksoj, për momentin futbollisti është i interesuar të bëjë mirë me skuadrën e tij dhe ekipin kombëtar”, – sqaron menaxheri i Ramadanit.

Kur e pyet nëse futbollisti ka mundësi të ndryshojë ekip në verë, vjen  përgjigjja standarde. “Ka mundësi, por nuk i dihet asnjëherë”. Ramadani është përfshirë në pjacë dhe shanset janë që futbollisti të ndryshojë ekip në verë. Shpresojmë për një ekip më të madh në karrierë.

Related posts

Guardiola mban REKORD/ Shikoni orët e shtrenjta të “bosave” të Premier Ligës (FOTO)

Isa.Autor

Allegri fiton “Stolin e Artë”: Tranjeri i ka uruar të gjithë, përveç Sarri-t

Sadik.Autor

SKANDALI NË AFGANISTAN/ Rikthehet në kombëtare pas SHËRBIMEVE SEKSUALE

Isa.Autor

Leave a Comment