Futboll Sport

Pedro zgjeron marrëveshjen me Chelsea deri në vitin 2020

Pedro ka rinovuar kontratën e tij me Chelsea deri në vitin 2020. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi londinez. Spanjolli u transferua në “Stamford Bridge” në vitin 2015, duke lënë Barcelonën për një pagesë prej 21 milionë paundësh. Ai është bërë një nga sulmuesit më të rëndësishëm në arsenalin e bluve, duke shënuar 28 herë në 131 paraqitje për londinezët.

Pedro ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re, tashmë nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Ai i tha faqes zyrtare të klubit: “Është shumë mirë për mua, jam vërtet i lumtur këtu, në këtë klub, me shokët e skuadrës, tifozët dhe klubin në përgjithësi. Është e rëndësishme për mua që të vazhdoj me Chelsea, jam i kënaqur këtu dhe dua të fitoj tituj dhe trofe të rinj. Unë dua të ndihmoj ekipin, të shënoj gola. E përsëris, jam vërtet i lumtur”.

Drejtoria e klubit, Marina Granovskaia, shtoi: “Jemi shumë të lumtur për të siguruar shërbimet e Pedros edhe për një vit tjetër. Që kur u bë lojtar i Chelsea, ai ka treguar rregullisht cilësinë e tij në fushë dhe mezi presim që të vazhdojë të “lulëzojë” nën drejtimin e Maurizio Sarrit”. Ndërkohë që Pedro e ka përkushtuar të ardhmen, dyshimet vazhdojnë të jenë mbi N’Golo Kante dhe Willian. Mesfushori francez ka qenë i lidhur ngushtë me PSG, dhe më pas i është ofruar një kontratë e re nga Chelsea, me vlerë 290.000 euro në javë.

Related posts

ÇFARË NUK SHKON/ Shqipëria U-19 kontrollon takimin, por humbet ndaj Ukrainës (VIDEO)

Isa.Autor

BUZËQESH INTER/ Zhang rikthehet në Milano me 250 milionë euro nga marrëveshjet e reja. Ja plani i kinezëve…

Delo.autor

POLONIA NË KAOS/ Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

F.autor

Leave a Comment