Futboll Sport

Përfiton sa katër titullarë/ Ja rroga e majme e Torasës tek Flamurtari

Agustin Torasa pretendohet të jetë lojtari më i pagur për momentin në skuadrën e Flamurtarit.

Mësohet se argjentinasi dhe klubi vlonjat kanë rënë dakord që rroga e ish-lojtarit të Partizanit të jetë 9 mijë euro në muaj, shumë të cilën ai e ka përfituar edhe në aventurën e parë në Shqipëri me të kuqtë. Torasa i bie që të marrë sa katër titullarë të tjerë të skuadrës kuqezi.

Në këto kushte i bie që 29-vjeçari të përfitojë aq sa marrin së bashku, Goran Siljanovski, Artim Pollozhani, Muhamed Useini dhe Emiljano musta, të cilët konsiderohen titullarë në ekipin e trajnerit Ilir Daja.

Siljanovksi mësohet se përfiton 3500 euro në muaj, ndërsa Pollozhani dhe Useini marrin 2250 euro në muaj, si dhe Musta që e ka rrogën 2 milionë lekë në muaj.

Related posts

TEKANJOZI/ Vazhdojnë telashet për DEMBELE, shfaqet me 2 orë vonesë në stërvitje

Isa.Autor

Ndizet Seria A, Juventus-Napoli përballen për titullin

Sadik.Autor

Costacurta: Ai është i madh, më 20 maj do të zbulohet emri i trajnerit të Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment