Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TURNEU I BAMIRËSISË/ Cana mungoi te miqësorja e yjeve, ja arsyeja që e la jashtë

Nga lista e ish-futbollistëve shqiptarë të cilët ishin ftuar për të bërë ekipin kuqezi në turneun e bamirësisë që u zhvillua dje kishte një mungesë të madhe.

Të gjithë u habitën kur panë kuqezinjtë e rreshtuar në fushë dhe aty mungonte kapiteni legjendar, Lorik Cana, i cili në vitin 2016 udhëhoqi Shqipërinë drejt realizimit të ëndrrës për të marrë për herë të parë pjesë në një Europian.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë ish-kapitenit kuqezi, se mungesa e Canës në aktivitetin e brendshëm ka qenë më se e justifikuar. Pak ditë më parë Loriku ka njoftuar organizatorët e aktivitetit se e ka të pamundur për të qenë në Tiranë më 10 janar, sepse do të bëhet këto ditë baba për herë të dytë.

Në këto kushte, Cana ka menduar t’i qëndrojë pranë bashkëshortes Monika. Ndërkohë, mungesa të yjeve pati edhe te Turqia, pasi nuk erdhën emra si Hasan Shash dhe Altintop.

Related posts

Lewandowski dëshiron ta braktisë Bayern Munich (FOTO)

Q.Autor

ÇËSHTJA SALA/ Familja kërkon akoma përgjigje pas dy vitesh: Nuk e dimë si dhe pse ka vdekur

Delo.autor

BARCELONA-NAPOLI/ Pjesa e parë mbyllet me dy penallti, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment