Bundesliga Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ “Dhimbje koke” për Kovac, sa shumë kampionë në skuadër

Për shumë skuadra do të ishte problem largimi i një lojtari si Arturo Vidal, por jo për Bajernin e Mynihut. Trajneri Kovaç në fakt ka kërkuar vetë që lojtari të lihet i lirë, pasi në skuadër ka shumë futbollistë që do të luftojnë për vetëm katër vende në mesfushë.

Por si do të jetë skema që do të përdorë trajneri në sezonin e ri? Ende një rebus, pasi trajneri kërkon të njohë nga afër lojtarët për t’i përshtatur më pas ata në taktikat e tij. Tigao-Martinez-Gorecka janë disa nga alternativat për të luajtur në vendin e kilianit, të cilët, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është një “luftëtar”, zotërojnë cilësi shumë më të larta se ai.

Sançez është një tjetër alternativ, por portugezi është një lojtar që preferon të luajë më shumë në fazën ofensive. Sot ndaj Mançesterit do të jetë testi i radhës për të krijuar një ide më të qartë se çfarë ka në mendje Kovaç.

Related posts

Mediat zviceriane ngrenë ALARMIN/ Rrezik PËRLESHJESH mes tifozëve SHQIPTARË e SERBË

Isa.Autor

Shehi: Nuk janë vetëm Partizani dhe Kukësi rivalët e Skënderbeut, ja pse e zëvendësova Bregun

Isa.Autor

PARTNERJA I PUBLIKON PAMJET/ Yli i Realit luajti i dëmtuar ndaj Liverpulit

Delo.autor

Leave a Comment