Dhe të thuash se deri katër muaj më parë luante në rrugët e Konakry, në Guinea, me njerëzit që e thërrisnin “Baba Neymar”! Tani, Neymar, ai i vërteti, do të jetë kundërshtar i Jules Keita në Ligue 1, ku ka nisur të jap spektakël me dy gola dhe një asist, që fundosën Nice-n e trajnerit Vieira.
Dijon është në vendin e parë, me pikë të barabarta me PSG, dhe klubi i vogël ka meritën që gjeti në rrugë dikë që ishte braksitur nga menaxherët, pa parà dhe pa dokumente.
Kjo është një nga historitë e shumta të paprashikuara në futbollin afrikan, që i përket 20-vjeçarit, i cili kishte mbetur pa klub prej një viti dhe po luftonte për “mbijetesë” në Konakry, në Guinea, ku ishte rikthyer prej një sezoni me gjysmë me të rinjtë dhe ekipin “B” të Bastia, që e kishte marrë nga FC Atouga, përpara se të falimentonte.
Ish-menaxherët e tij, sipas asaj që tregon sot “L’Equipe dhe Parisien” ishin zhdukur, duke e lënë në Francë pa vizë dhe kjo e pengonte të rikthehej në Europë për të tentuar ndonjë provë. Keita vendosi ta mbajë veten në formë duke u stërvitur në rrugët e vendlindjes së tij në Guinea.
I thërritur nga disa zbulues talentesh afrikanë, klubi i Dijon e kuptoi mundësinë se bëhej fjalë për një lojtar interesante. Pasi kaloi me sukses testet në prill dhe maj, në muajin qershor Keita firmosi për tre vjet me Dijon.
Më 11 gusht erdhi debutimi në Ligue 1, ndërsa të shtunën shënoi golat e parë, dy gola që bënë bujë. “Në Guinea më thërrasin Baba Neymar dhe mendoj se mund të bëhet i fortë aq sa ai, ndoshta edhe më shumë.”
Në dhjetor do të jetë përballja direkte…
#PSGSCO – Le but de Kylian Mbappé : pic.twitter.com/zUy7GR3tb0
— La Causerie de L1 (@CauserieDeL1) August 27, 2018
