Futboll Premier League Sport

U dënua me 3 ndeshje për goditje të kundërshtarit, mesfushorin e thërret kombëtarja e Brazilit

Mesfushori Riçarliston po kalonte një formë të shkëlqyer në kampionatin anglez, ku në 2 ndeshjet e para shënoi 3 gola me fanellën e Evertonit. Gjithsesi braziliani e prishi këtë shkëlqim në sfidën e tretë ndaj Burnemuth, teksa u ndëshkua me karton të kuq, pasi në nerva e sipër goditi me kokë futbollistin kundërshtar Smith. Ai u pezullua me 3 ndeshje, ndërsa ditën e sotme ka marrë lajmin e madh.

21-vjeçari është thirrur nga kombëtarja e Brazilit, për miqësoret e muajit shtator. Dëmtimi i Pedros që luan në kampionatin brazilian, i ka hapur rrugën Riçarlisonit për të veshur fanellën e vendit të tij. Ngushëllim më të mirë pas kartonit të kuq nuk mund të kishte për mesfushorin.

Related posts

KONFERENCA PAS HUMBJES/ Panucci: Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ UEFA “kërcënon”: PSG dhe Manchester City nuk janë të mëdhenj për ne, çdo klub që…

Delo.autor

E PABESUESHME/ “Dështaku” Emre Can shënon golin e vitit në Bundesliga (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment