Futboll La Liga Sport

PLAS MES MIQVE/ RAMOS ka një mesazh për MODRIC, që s’do t’i pëlqejë aspak RONALDOS

Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric, ka sugjeruar se tani është koha që bashkëlojtari i tij, Luka Modric, ta fitojë edhe Topin e Artë, pasi mbrëmë u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s.
Pasi e dominuan podiumin në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Ligës së Kampionëve, Ramosi e uroi Modricin dhe sugjeroi se ai duhet të bëhet gati që t’ia shtojë Topin e Artë listës së çmimeve të fituara në vitin 2018.

Kroati u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s dhe Ramosi e shpërndau një fotografi duke e puthur mesfushorin. “Tani, koha për Topin e Artë”, shkroi Ramos në Instagram.

Kjo mbase s’do t’i pëlqejë Ronaldos, i cili mungoi në ceremoninë e mbrëmshme, pasi Modric e kishte mposhtur për çmimin kryesor të mbrëmjes, me agjentin Jorge Mendes dhe motrën Katia Aveiro që shprehen pakënaqësitë që njeriu i tyre s’e fitoi këtë çmim.

Related posts

Leicester refuzon 70 mln euro për Maguire, “djajtë” pranë mbrojtësit të Tottenham…

Isa.Autor

Madridi ofron 150 milionë për Lewandowskin

Q.Autor

Nga Neymar te Dybala, momente marramendëse që do t’ju lënë pa fjalë

Q.Autor

Leave a Comment