Futboll Kombëtarja Sport

MERR FUND DILEMA/ Eros GREZDA i bashkohet Rangersit të GERRARDIT në SKOCI

Klubi skocez Rangers e ka konfirmuar transferimin e përfaqësuesit të Shqipërisë, Eros Grezda, të premten.
Kosovari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Rangers, dhe tani është në pritje të vizës për t’iu bashkuar klubit të ri.

Anësori 23-vjeçar nga Gjakova e nisi karrierën e tij seniore me klubet sllovene, Aluminij dhe Zavrc, para se të kalonte te klubi kroat, Lokomotiva, e pastaj te Osijeku.

Erosi është bërë blerja e 14-të e Steven Gerrardit për të kaltrit. Trajneri Gerrard beson se Erosi do të jetë hit në mesin e përkrahësve të Rangers.

“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe adhuruesit do ta dashurojnë. Ai është shumë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejt dhe vjen me përvojë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Related posts

Sevilla po “terrorizon” Real Madridin/ Andaluzianët shënojnë golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

Mirabelli flet për Andre Silva dhe Falcao, i hap derën yllit të PSG-së

Sadik.Autor

TIFOZËT NË FESTË/ Misioni i MILANIT në janar: Të veshë kuqezi yllin e CHELSEAS

Isa.Autor

Leave a Comment