Futboll La Liga Sport

PLAS NË SPANJË/ Ndeshjet e La Ligas në Amerikë: Futbollistët kërcënojnë me grevë

Futbollistët kampionatit spanjoll nuk ka ndërmend të lë luajnë qoftë një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse kishin vendosur pronarët e klubeve të tyre. Ata kërcënojnë, nëpërmjet presidentit të Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, David Aganzo, që do të përshkallëzojnë reagimin e tyre, deri në grevë, në rast se vijohet në këtë rrugë, pa marrë opinionin e tyre.

“Nuk mund të lejojmë vendime të njëanshme. Shohim se ka mungesë respekti që La Liga nuk përfshin futbollistët në këtë vendimmarrje, që ndikon drejtpërdrejt tek ata,” – deklaroi Aganzo pas një takimi që pati me kapitenët e disa skuadrave, mes të cilëve ishin edhe Sergio Ramos, Sergio Busquets, Koke, Joaquín, Bruno Soriano e Asier Illarramendi. Përfaqësuesi kryesor i shoqatës së lojtarëve siguroi se kapitenët janë të gjithë të bashkuar dhe se janë gati të hyjnë edhe në grevë.

Ai deklaroi gjithashtu se “futbollistët nuk janë në shitje, mendojmë për tifozët, shëndetin dhe shumë gjëra të tjera.”

Related posts

Juventus-Napoli, Allegri i sigurtë: Vendimtare për ata, jo për ne

Sadik.Autor

Manchester United, gjen mbrojtës në Portugali, merr talentin e Portos

Sadik.Autor

HAPET DRITA E GJELBËR/ Buzëqesh futbolli italian, pritet vetëm një firmë për të kënaqur tifozët

Delo.autor

Leave a Comment