Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ SEKS treshe për legjendat e ARSENALIT

Miq për kokë. Pennant dhe Cole kanë ndarë gjithçka me njëri-tjetrin në kohën e Arsenal: fitore, disfata, të qeshura, lot dhe…femrat. Jo, nuk ka asnjë tradhëti. Ata janë miq. Femrat i shkëmbenin. Ose i ndanin duke shkuar bashkë, në kuptimin e plotë të fjalës: seks treshe. Madje luanin edhe në Monopoly. Këto rrëfime të bujshme janë të gjitha të zbuluara në autobiografinë e publikuar nga Pennant. Ish-ylli i Arsenal zbulon detajet dhe episodet pikante të jetës së tij private, normalisht përpara se të martohej.

Sikurse raporton “Mirror”, që ka ekskluzivitetin e librit, Pennant flet edhe për një rast të veçantë, kur të dy futbollistët shkuan në shtrat me të njëjtën femër. Madje nuk është as një episod i veçar. “Nuk mund të harroj të gjithë ato herë kur kemi bërë seks treshe. Mbaj mend në veçanti një vajzë me të cilën bënim qepalla pas shpinës së saj. Në të vërtetë nuk mbaj mend as se si quhej ajo vajzë. Kujtoj gjithashtu se pushonim pak për të pirë çaj, për të rifilluar më pas nga e para. Nuk e vrisnim shumë mendjen. Shpesh aplikonim konceptin Monopoly me femrat. Sa më të bukura ishin, aq më shumë vendoseshin në pozicionet me më shumë vlerë në lojë. Dhe ai që arrinte të shkonte në shtrat me të njëjtën femër, e cila kishte patur eksperienca me të tjerë mes nesh, atëherë ai detyrohej para, në formë qiraje”, ka rrëfyer Pennant historitë ekstreme të seksit.

Related posts

“Lumë” trajnerësh për Vllazninë, vetëofrohet një trajner kampion

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ Pa ZIDANIN dhe RONALDON, REALI debuton ndaj Getafes

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kovacic firmos me Chelsea kontratë5-vjeçare, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment