Bundesliga Futboll Sport

“TELEFONATA E LOW MË NDRYSHOI JETËN”/ Flick: Jogi meriton një festë të madhe, skuadra do të jetë gati

Pas një dite të martë kaotike, kombëtarja gjermane dhe trajneri Hansi Flik kanë kthyer sytë nga ndeshja me Lihtenshteinin. 56-vjeçari tha se lojtarët janë duke menduar për ndeshjen duke lënë pas rastin e Zyles, i cili rezultoi pozitiv me COVID ditën e hënë duke hapur panik jo të vogël në skuadër.

Si është gjendja e skuadrës?

Kemi ftuar shumë lojtarë, që për shumë arsye janë larguar sërish. Sigurisht që nuk e kishim menduar këtë situatë, e cila nuk është aspak e favorshme për ne. Pjesa e mbetur e lojtarëve janë stërvitur sot (dje) normalisht duke treguar profesionalizëm të madh pas një jave të ngarkuar. Shpresoj që ata të zbaviten në fushë dhe të dhurojnë një spektakël të madh për tifozët.

Çfarë prisni nga ndeshja e së enjtes?

Po mendojmë shumë pozitivisht dhe kjo ka nisur që sot (dje). Do të kemi mundësi të bëjmë disa gjëra ndryshe, pak më mirë se në ndeshjet e tjera. Presioni i kualifikimit ka kaluar dhe tani mund të shprehemi më qetë, kjo vlen edhe për mua.

Sa i vështirë është kundërshtari i radhës?

Mund të them që nuk ishte i lehtë dhe këtë na e tregon edhe ndeshja e parë. Plani i tyre do të jetë si në ndeshjen e parë, të na e bëjnë jetën më të vështirë. Por, sigurisht që në ndeshjen e parë ishim ende të pasigurt për kualifikimin dhe tani gjithçka ka ndryshuar. Mezi po presim t’i japim lamtumirën Jogi Lëvit, do të jetë një emocion i madh për të gjithë ne, ashtu si dhe për atë. Pa telefonatën e tij, jeta ime do të kishte pasur një rrjedhë krejt ndryshe. Për këtë do t’i jem gjithmonë mirënjohës.

Cili është objektivi i radhës?

Duam të dhurojmë një ndeshje të bukur për tifozët. Objektivi është të arrijmë 27 pikë, kjo do të ishte perfekte. Kualiteti në skuadër nuk mungon si në letër dhe në fushë. Disa lojtarë të rinj kanë dhënë shenja të mira dhe mezi pres të zbuloj më shumë rreth tyre.

Jeni i kënaqur me sulmuesit?

Kemi shumë alternativa në atë repart si me djemtë e rinj dhe me lojtarët aktual. Burkard është njëri prej tyre. Nmeha gjithashtu, të gjithë djem të rinj që duan të lënë gjurmë. Mendoj që ky do të jetë një shans i artë për ta. Kam qenë gjithmonë një tifoz i lojtarëve të rinj, më pëlqejnë kur duan të jenë protagonistë dhe të marrin përgjegjësitë në ndeshje të caktuara, kjo tregon shumë për karakterin e tyre dhe si rrjedhojë e kam më të lehtë për të punuar me ta.

Jeni përgatitur për lamtumirën e Lëvit?

Mezi po pres ta shoh dhe ta falënderoj. Si njeri është i veçantë dhe si trajner, nga më të mirët. Presionin që kishte nuk ia la barrë askujt. Kjo është një nga pikat më të forta që ka.

Si e përjetuat situatën e infektimit të Zyles?

Jemi të bindur që të gjithë që ndodhen këtu tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk kemi asnjë detyrim për t’u vaksinuar. Nuk duhet që të gjykojmë ata që nuk janë vaksinuar ende. Personalisht mendoj që është një nevojë e pashmangshme nëse duam t’i japim fund pandemisë. Kemi një përgjegjësi të madhe, pasi jemi shembuj për shumë njerëz në Gjermani. Korona do të jetë edhe për një kohë të gjatë këtu mes nesh, të bëjmë më të mirën që virusi të qëndrojë sa më larg nesh.

Related posts

Bien spekulimet, Verratti i gatshëm të rinovojë kontratën me PSG-në

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Atletico eliminohet nga Champions, Leipzig shkruan historinë!

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Gjermania dhuron spektakël, përmbys Ukrainën në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment