Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Varane mund të largohet, Lopetegui preferon Nachon para francezit

Manchester United po e vëzhgon situatën e Rafael Varanes në Real Madrid. Është zbuluar se shefi i Djajtë e Kuq, Ed Woodward bëri një përpjekje për francezin teksa ishte takuar me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Woodward ishte i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për qendër mbrojtësin, por Perez nuk pranoi të merrte parasysh ndonjë ofertë. Megjithatë, Marca shkruan sot se futbollisti po e rishqyrton pozicionin me trajnerin e ri Julen Lopetegui, i cili duhet se nuk ka besim te francezi.

Spanjolli po e favorizon Nachon si partner në qendër të mbrojtës, Sergio Ramos para Varanes. Ish trajneri i Spanjës është një tifoz i madh i bashkatdhetarit të tij.

Nëse situata do të vazhdojë, Varane do të jetë i përgatitur të marrë në konsideratë një largim – me prioritet Unitedin. Ndryshe, 25-vjeçari që u shpall kampion bote me Francën, ka 141 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar dy gola

Related posts

NJIHET PËR FORMAT BOMBASTIKE/ Ish-e dashura e Lautaro Martinez nuk përmbahet (FOTO)

Delo.autor

Dzeko karikon Romën: Luajmë për titull kampion këtë sezon

Isa.Autor

NGA REAL MADRID TEK RIVALËT E UNITED/ Man City merr masa drastike për të ndalur transferimin e yllit…

Delo.autor

Leave a Comment