Futboll Premier League Sport

FRIKA NGA REALI/ Chelsea i ofron Hazard kontratë të “çmendur”, e bën lojtarin më të paguar

Chelsea do të ulet në bisedime me sulmuesin belg Eden Hazard, duke i ofruar një rrogë marramendëse prej 300 mijë stërlinash në javë, për ta bindur të qëndrojë në Londër edhe në të ardhmen, duke i rinovuar kontratën. Në fakt, palët kanë kohë që kanë nisur bisedimet, por ato u ndërprenë, pasi Hazard ishte me kombëtaren e Belgjikës në Kupën e Botës. Ndërkohë që, gjatë kësaj periudhe nuk munguan ofertat nga skuadrat më të mëdha të Europës, se Real Madrid e Barcelona, që ishin gati të paguanin shumë të mëdha për ta sjellë në La Liga.

Por ardhja e trajnerit Maurizio Sarri ka përmbysur situatën, ai e konsideron si të rëndëishëm për skemat e tij lojtarin, ndaj ka vënë veton për ta mbajtur sulmuesin 27-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në verën e 2020-ës. Dhe për ta bindur të qëndrojë, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 300 mijë stërlina në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar të Chelsea dhe një ndër më të paguarit në Premier League. Londinezët janë në bisedime edhe me francezin N’Golo Kante, që gjithashtu ka patur shumë kërkesa dhe po punohet për t’i rinovuar kontratën.

Related posts

SUPERSFIDA/ Transferta në “Anoeta”: Valverde konfirmon rrotacionin tek BARÇA

Isa.Autor

“MENDOJ SE MUND T’IA HEQIM TITULLIN JUVENTUSIT”/ Rrëfehet Teo Hernandez: Sikur të qëndroj përjetë tek Milani

Delo.autor

LECCE-INTER/ Conte kërkon me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment