Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEJNË/ HAZARD vlerëson SARRIN: Është një trajner i madh

Chelsea i ri i Maurizio Sarri-t ka kapërcyer pengesën e parë reale dhe pas debutimit kundër Huddersfield, ka mposhtur edhe Arsenalin, duke qëndruar me pikë të plotë pas 180 minutave dhe duke e lënë ekipin e Emery në kuotën e 0 pikëve, pas disfatës në debutimin kundër Manchester City-t.

Ndeshja e parë në Stamford Bridge për ish trajnerin e Napolit ka qenë e mbushur me emocione: dy gola të shpejtë në 20 minuta nga Pedro-Morata, por Gunners barazuan menjëherë me anë të Mkhitaryan dhe Iwobi, por në fund ndeshja u vendos nga goli i Alonso-s.

Tifozët londinezë janë tashmë në ekstazë për lojën e Sarri-t, i cili gjithashtu ishte kritikuar pas disfatës përballë Manchester City-t në finalen e Community Shield, dhe kanë filluar të ëndërrojnë, duke pasur parasysh se një BIG si Eden Hazard, i cili u aktivizua vetëm në tridhjetë minuta të fundit , nuk është akoma në formën e duhur.

Pikërisht lojtari belg, megjithatë vendimtar në segmentin e lojës, komentoi ndeshjen për mikrofonin e SKY, duke vlerësuar lojën e Sarrit: “Është më mirë të jesh në fushë sesa të shikosh ndeshjen nga stoli, por jam i lumtur për fitoren. Sarri është lloji i trajnerit që dëshiron të ketë topin dhe të kontrollojë lojën, ashtu siç më pëlqen mua. Unë mendoj se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha këtë vit, është një trajner i madh “. Ëndrra për të shkuar te Real Madrid duket se është venitur …

Related posts

FOKUSI ËSHTË SEZONI I RI/ Lukaku nuk ndalet as në Miami, trajnim specifik për t’u rikthyer në formë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Klopp: Goli i Manchesterit tregon problemet që ka VAR-i

Delo.autor

Dhuna në Vlorë/ Tifozët e Flamurtarit: Matrapazit me regjisor Dukën iu premtua 1 mln lekë

Sadik.Autor

Leave a Comment