Futboll Seria A Sport

STRAKOSHA ME SY NGA SARRI/ Tekniku italian ka gati zgjedhjen për portën e Lazios

Viti i kaluar nuk ishte pozitiv për portierin e Kombëtares Tomas Strakosha i cili e pa veten si zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzagi.

Por me ikjen e Inzagit, dhe afrimin e Mauricio Sarrit në stolin e bardhekaltërve gjërat mendohej se do të ndryshonin për Strakoshën, por si duket situata do të jetë e njëjtë. Sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, Sarri e shikon Reinën si zgjedhje e parë për portën për dy arsye, e para ofron më shumë siguri dhe e dyta Reina mbronte portën e Napolit në kohën kur Sarri drejtonte napoletanët dhe marrëdhëniet midis tyre janë mjaft të mira.

Dhe pse ka konkurrencë, marrëdhëniet midis Strakoshës dhe portierit spanjoll janë mjaft të mira pasi në daljet e tyre në mediat gjithmonë lavdërojnë njëri-tjetrin. Vendimtare do të jetë zgjedhja e trajnerit në ndeshjen e parë të kampionatit në gusht kundër Empolit, pasi ai që do të startojë në atë takim, mendohet se do të jetë zgjedhje e parë e sezonit në vazhdim.

Related posts

SUPER MODELJA ARGJENTINASE/ E dashura e Belottit, “zhduket” nga rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

ISLANDË-SHQIPËRI/ Tifozët shqiptarë shpalosin banderolën në stadiumin e islandezëve (FOTO)

Delo.autor

DEKLARATË E FORTË/ Barcelona e do me çdo kusht, Willian merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment